Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani zgjodhi Burgun e Grave tek ?Ali Demi? në Tiranë per te dhene mesazhin e tij mbi te liruarit nga amnistia. Nga ky burg janë liruar 10 gra. Me lule ne duar, Manjani hyri ne oborrin e burgut duke perqafuar grateqe po shijonin minutat e para te lirise.
?Institucioni i vuajtjes së dënimit për gratë, e zgjodha jo pa qëllim këtë institucion sepse ligji u nis nga ne dhe u mbështet nga qeveria. Uroj sot ta shijojnë këtë liri, mesazhi im është ky për gjithë shoqërinë shqiptare, të gjithë këta njerëz që dalin nga këto institucione ju siguroj që janë të riedukuar, gati për t?u integruar në shoqëri.
T?i mirëpresim këta njerëz, t'u japim mundësinë të jetojnë midis nesh. Ju e dini pikëpamjen time, një grua në burg, një familje në vuajtje. Sa të kem mundësi do mundohem të implementoj por sa ndodhen në rrethana fajësie të rënda nuk mund të bëjmë gjë?, u shpreh Manajani.