Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Partia Socialiste e konsideron antiligjor hapin e hedhur nga kryeprokurori Adriatik Llalla për emërimin e zëvendësit të tij. Deputeti i mazhorancës Ulsi Manja i kujton kryeprokurorit se me reformën në drejtësi kjo detyrë nuk i takon atij por pasardhësit që do të emërohet në krye të organit të akuzës.

Deputeti i Partisë Socialiste u shfaq kritik edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese për vonesën që po i bën zbatimit të vendimit të Vettingut.

Në fund të dhjetorit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e PD për antikushtetuetshmëri të ligjit të Vettingut. Pas konsultimit me Komsisonin e Venecia kushtetuesja rrëzoi pretendimin opozitës ndërsa ende nuk është bërë zbardhja e këtij vendimi.

Category

📺
TV

Recommended