Një 45 - vjeçar u plagos me armë zjarri në zonën e ish - Bllokut në kryeqytet. Ai është identifikuar si Tur Aligjoni dhe ka marrë një plumb në kofshë dhe për fat më mirë nuk rrezikon jetën.
Mësohet se atentatori ka qënë një person i vetëm. Pasi e ka qëlluar një herë me pistoletë, ai është larguar në këmbë në rrugicat e zonës, duke humbur gjurmët. Por ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga policia dhe janë duke u kqyrur.
Disa pista janë ngritur nga grupi hetimor.
Aligjoni ka qënë i dyshuar për plagosjen me thikë të Halim Hysës, ngjarje e ndodhur në muajin Shtator. Blutë dyshojnë se mund të kemi të bëjmë me një hakmarrje. Ndërkohë janë duke hetuar edhe disa konflikte të tjera të 45 - vjeçarit, që kanë të bëjnë kryesisht me punën e tij si menaxher në disa lokale, në Tiranë dhe Vlorë.
Tv Klan