• 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ballkanit Perëndimor i nevojiten reforma për të riekuilibruar financat e tyre, për të nxitur një rritje afatgjatë në rajon e kjo detyrë u takon politikbërësve.
Ky konkluzion vjen në raportin më të fundit të Bankës Botërore ?Risqe dhe Përfitimet?, menaxhimi i zëvendësimeve financiare për rritje përfshirëse në Evropë dhe Azinë Qendrore, të prezantuar në Vjenë. Sipas këtij raporti mbështetja e tepruar mbi kreditimin bankar ka kontribuar në moszhvillimin e tregjeve të kapitalit, për një numër të lartë huash nën standarde në të gjithë rajonin e po ashtu ka krijuar mosbesim të lartë ndaj bankave.
Raporti argumenton se zhvillimi i sektorit financiar duhet të shkojë përtej rritjes së aksesit në kreditimin bankar, duke e lejuar sistemin financiar të zhvillohet në mënyrë të ekuilibruar si në nënsektorët bankarë, ashtu edhe jobankarë, veccanërisht tregjet kapitale dhe sigurimet.
Banka Botërore shprehet se në Ballkanin Perëndimor, 16% e portofolit të huave është nën standard, ndër më të lartët në botë. Më tej, në rajonin më të gjerë të EAQ-së, vetëm rreth 38 për qind e të rriturve përdorin produkte kursimesh, krahasuar me mesataren e botës në zhvillim prej 54 përqindësh dhe vetëm pak për qind përdorin produkte sigurimesh. Mosbesimi te bankat është, gjithashtu, më i lartë se në çdo rajon tjetër në botë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/bb-mbeshtetja-e-tepruar-per-kreditimin-pengoi-kapitalin/

Category

📺
TV

Recommended