Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kulmin e tensioneve me Kosovën, qeveria e Serbisë përmes Ministrisë se Mbrojtjes u kërkon serbeve te regjistrohen per te kryer shërbimin ushtarak. Ky dokument i publikuar nga nje e përditshme serbe, është shpërndare ne çdo shtëpi dhe ne te ftohen te gjithë serbet qe mbushin 18 vjeç dhe ata mbi ketë moshe, qe te kryejnë shërbimin ushtarak. Regjistrimi per ta do te zgjasë deri ne fund te shkurtit. Ky mobilizim është konsideruar si nje përgatitje per lufte dhe vjen ne nje kohe presidenti serb Nikolic kërcënoi me dërgimin e ushtrisë ne Kosove. Ai vazhdon te këmbëngule se ishin shqiptaret ata qe kërkuan lufte. Por zërat kundër konfliktit janë shtuar. ?Dashtë Zoti te mos e dërgojmë ushtrinë ne Kosove?, është shprehur patriarku Irinej. E ndërsa Nikoliç nuk heq dore nga kërcënimet, kryeministri kosovar Mustafa ka përsëritur thirrjet per dialog dhe bashkëpunim me serbet.?Prandaj dua të konkludoj se qytetarët e Kosovës nuk do të ndahen me mure, por do të bashkohen me ura, Ramush Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi, por do të kthehet në Kosovë dhe trenat do të mund të hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe nga Kosova në Serbi, duke respektuar në mënyrë të dyanshme rregullat e lëvizjes së mallrave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve.?Ndërkaq, disa media ne Kosove kane raportuar se automjete te blinduara te KFOR-it jane nisur qe prej mëngjesit te se mërkurës drejt veriut te Mitrovicës, por pa specifikuar arsyet e kësaj lëvizjeje.

Category

📺
TV

Recommended