http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
500 mijë negativë të muzeut Marubi do të konservohen e ruhen në kushtet më të mira, falë mbështetjes gjermane. 70.000 euro është shuma që ambasada e Gjermanisë ka akorduar për këtë pasuri vlerësuar tanimë në të gjithë botën.?Qoftë edhe vetëm sasia e materialeve, e bën të qartë se çfarë thesaresh fshihen në muzeun ? Marubi ?, i cili që prej hapjes së tij vitin e shkuar, është kthyer në një pikë referimi në Shqipëri, që rrezaton përtej kufijve të vendit. Me më shumë se 500 mijë negativët e tij, rreth 150 mije prej të cilave negativë xhami tepër të ndjeshëm, ky muze është shndërruar në strehën e një thesari me vlera unike në pikëpamje historiko- kulturore dhe njëkohësisht një pjesë vendimtare e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.?Ministrja e kulturës Kumbaro e ministri i jashtëm Bushati vlerësuan këtë nismë e cila do te shpëtoje nje nga thesaret e rralla. Muzeu Marubi në Shkodër garon mes 40 muzeve europianë për çmimin ? Muzeu më i mirë i vitit?. Ai ka tërhequr mijëra vizitore në pak muaj.