Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I ftohti dhe ngricat nuk kanë sjellë dëme në lagunat e Kune-Vainit në Lezhë.
Rritja e temperaturave ka bërë që uji në këto rezervate të shkrijë duke rikthyer dhe shpendet e larguar në ditët e acarta.
Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Lezhës Pjeter Toni thotë se gjatë gjithë këtyre ditëve është hedhur bazë ushqimore dhe kjo ka dhënë ndikim pozitiv për afrimin e shpendëve.
Pjeter Toni: ?Ju e shihni që pas ndërhyrjes tonë që i hodhëm bazë ushqimore,ka ndryshim të madh. Faktikisht ditën e parë të moratoriumit që bëmë për numërimin e shpendëve të ujit ishte numri shumë i ulët, ditën e dytë u rrit me 5 mijë krerë. Tani do vazhdojmë dhe javët e tjera që ta dimë numrin e saktë të shpendëve që të kthehen në numrin e mëparshëm kur kanë qënë mbi 80 mijë shpendë në lagunë?.
Toni thotë se ngricat nuk kanë qenë aspak favorizuese as për peshqit brenda lagunës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rikthehen-shpendet-ne-lagunat-e-kune-vainit/