Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjobat për mosvendosjen e rripit të sigurimit do të vazhdojnë të jenë maksimale derisa drejtuesit e mjeteve ta bëjnë shprehi.
Vlerësimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri u bë pas inspektimit të punës së patrullave të policisë rrugore në Durrës në kuadër të masave të shtrira në të 12 qarqet e vendit për parandalimin e aksidenteve dhe sigurisë rrugore.
Tahiri tha se në kuadër të këtyre masave vetëm vitin e kaluar u shpëtuan 29 jetë njerëzish, vetëm ngaqë kishin vendosur rripin e sigurimit.
Tahiri: Vendosja e rripit të sigurimit është një betejë që ne duhet ta fitojmë patjetër. Kam edhe një lutje për gjithë qytetarët: Të hipin në makinë dhe të vendosin rripin e sigurimit. Kjo është gjëja e parë që duhet të bëjnë. Për ata që nuk vënë rripin e sigurimit, në rrugë gjoba do të jetë maksimale. Policia Rrugore ka marrë porosi që të vendosen gjoba maksimale dhe asnjë tolerim. Ata që nuk e kanë kuptuar ende që duhet të vendosin rripin e sigurimit, duhet të gjobiten maksimalisht.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksioni-i-rrugoreve-tahiri-ne-2016-n-u-shpetuan-29-jete/