Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ngricat dhe mungesa e serave me ngrohje kanë dëmtuar prodhimet shqiptare duke rritur nevojën për produkte importi dhe çmime të larta. Kreu i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, sheh si zgjidhje për financimin e serave dhe uljen e çmimeve të hidrokarbureve për bujqësinë.
Rritja e çmimeve për frutat dhe perimet në peridhën e post festave të fundvitit sipas kreut të Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, është një fenomen i zakonshëm për Shqipërinë në kushtet kur produktet e importit zënë peshën kryesore.
Zusi: Ne kemi këtë lloj varësie gjithmonë në periudhën e dimrit ku importi fillon dhe plotëson nevojat e tregut vendas. Por sivjet duke qenë se temperaturat ranë shumë, patëm dhe periudha ngricash, kjo ishte më e ndjeshme.
Sipas Zusit për të shmangur fenomenin e rritjes së çmimeve, qeveria duhet të financojë fermat bujqësore dhe të sigurojë serat me ngrohje në mënyrë që të mos prekemi më nga dëmtimet e prodhimeve si pasojë e ngricave.
Zusi: Zgjidhja e kësaj problematike është që sa më shpejt duhet që Ministria e Bujqësisë të fillojë të mendojë për zgjidhje inovative, për energji me kosto të ulët dhe mundësisht me forma mbështetëse për fermerët në mënyrë që të paktën një pjesë e serave që janë ndërtuar në Shqipëri të jenë dhe me ngrohje. Kjo do të çonte drejt zerimit total të importit, kryesisht të perimeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/importi-mbush-tregjet-zusi-te-financohet-serat-me-ngrohje/

Category

📺
TV

Recommended