Pas 20 viteve procesesh gjyqësore, me vendim të formës së prerë banda e ashtuquajtur ?Hakmarrja për Drejtësi? është shpallur e pafajshme.
Vendimi është dhënë nga 5 gjyqtarë, 3 te Apelit te Tiranës dhe 2 te Korçës, Alaudin Malaj, Sotiraq Lubonja, Artur Kalaja, Etleva Theme e Stavri Kallco. Ata e shqyrtuan çështjen për llogari te Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, e cila i kishte konsumuar gjyqtarët e saj në këtë çështje.
10 anëtarët e bandës akuzoheshin për një serë ngjarjesh të rënda kriminale të ndodhura brenda një dekade, nga viti 93 deri ne vitin 2003.
Hakmarrja për Drejtësi është akuzuar për vrasje, akte terroriste, grabitje me armë të bankave e bizneseve dhe pengmarrje.
Ngjarjet me te bujshme të cilat u dënua ky grup ishin vrasja e ish-drejtorit te burgjeve Bujar Kaloshi, atentati me eksploziv supermarketit të kompanisë Vefa ku u vranë 4 persona, vrasja e Genci Sinës, shoferi i ish-prokurorit te përgjithshëm Theodhori Sollaku në vitin 2003, vrasjen e Sami Jatës te 21 dhjetori në tentative për t?i grabitur paratë që transportonte, vrasjen e Pal Prendit në grabitjen e parave të firmës piramidale Gjallica, ne Vlore, rrëmbimi i fëmijës Erjon Nushi në këmbim të të cilit u kërkuan 200 mijë dollarë, e disa grabitje bankash e biznesesh te tjera, në një total prej 18 veprash te renda kriminale.
Sipas vendimit të togave të zeza provat e sjella nga prokuroria për Leart Shytin, Orik Shytin, Altin Arapin, Pasho Novruzin, Dritan Haten, Gëzim Gjonin, Gentian Hakën, Nikolin Novruzin, Roland Shytin, dhe Kreshnik Spahiun nuk mjaftojnë për t?i dënuar.
Një pjesë e provave të prokurorisë ishin shpallur te pavlefshme nga gjykata e lartë, e cila në mars të vitit të kaluar riktheu për gjykim dosjen ne apelin e krimeve te renda.
Në këtë seancë prokuroria nga ana e saj kërkoi rikthimin për gjykim të dosjes në shkallën e parë. Pavarësisht kësaj, togat e zeza vendosën të shpallën të pafajshëm 10 të pandehurit. Më këtë vendim për avokatin e të pandehurve atyre u lind e drejta për t?u rikthyer në Shqipëri.
Prej më shumë se 20 vitesh, personat e akuzuar si anëtarë të ?Hakmarrjes për Drejtësi? jetojnë jashtë vendit dhe shumica e tyre ka përfituar azil politik.
Krimet për të cilat akuzohej grupi "Hakmarrje për drejtësi"
29.01.1993 ? Grabitet dega e valutës së Bankës së Kursimeve rreth 307 mijë dollarë
13.04.1993 Grabitet selia e shoqërisë ?IAP?, ku vidhen rreth 53 mijë dollarë
15.12.1993 ? Vritet tek ?21 dhjetori? Sami Jata dhe nuk mund t?i vidhen lekët që transportonte
11.08.1994 ? Shoqëria ?Shkumbin Petrol? grabitet në mes të ditës, merret kasaforta dhe shpërthehet më vonë, ku i vodhën 2.6 milion lek të reja
12.10.1994 ? Grabitet shoqëria ?IAP?, merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja, Eduard Trimi
13.12.1994 ? Vidhet me pasojë vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të ?Gjallicës?. Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milion lekë.
14.01.1995 ? Grabitet argjendaria ?Agron?, në vlerën 576.377 lekë të reja
20.01....