Deri në një vendim të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, projekti për ndërtimin e sheshit ?Veliera? në zonën A të Durrësit, nuk do të zhvillohet. Kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Vangjush Dako, tha se është i gatshëm të ndryshojë projektin, nëse objektet e gjetura do të vlerësohen si të rëndësishme për trashëgiminë kulturore.
?Nëse specialistët do të vendosin të ruhen, ne do të devijojmë?.
Në seancën dëgjimore të thirrur nga opozita, mbi zbatimin e ligjit të trashëgimisë kulturore, pas zbulimit të themeleve të një ndërtese, e cila mendohet se i përket fundit të viteve 800 dhe disa objekteve të tjera arkeologjike, Ministra e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se punimet në zonën A janë kryer sipas ligjit.
Pretendimeve të shoqërisë civile, se këto gjetje po mbulohen me beton, Ministrja e Kulturës iu përgjigj.
?Bëhet mbushja me çakëll në mbrojtje dhe nuk është as për t?u betonuar, as për ta mbuluar.?
Vazhdimësia e projektit 6 milionë dollarë në zonën A, do të vendoset nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë. Pas ndërprerjes së punimeve, gërmimet për nxjerrjen në pah të këtyre rrënojave dhe objekteve të tjera që mund të ndodhen aty, janë marrë përsipër nga Instituti i Studimeve Arkeologjike, i cili do të përgatisë edhe raportin përfundimtar.
Tv Klan