http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetaret duhet te marrin pjese drejtpërdrejt ne vendimmarrjet per planifikimet dhe projektet e Bashkisë se Tiranës. Sipas Kryebashkiakut Veliaj kjo nisme ka marre forme dhe janë nje sere projektesh te sugjeruara prej tyre.?Një eksperiencë fantastike ishte momenti kur kaluam Planin e Përgjithshëm Vendor, ku shumë prej ideve që kishin qytetarët, qoftë për Pyllin Orbital, për të shtuar më shumë gjelbërimin, për më shumë transport publik, u bënë pjesë të planit. Projekti që tashmë kemi përfunduar, i sheshit Skënderbej, pësoi shumë modifikime falë konsultimeve me pjesëmarrje të qytetarëve në 24 njësitë, prej të cilave vendosëm një parking nëntokësor dhe që të barazojmë hapësirën e ngurtë të sheshit me gjelbërimin. Këto janë 3-4 shembuj modestë për të treguar se këtu ka një vullnet të mirë?Bashkia e Tiranës firmosi ketë te enjte Memorandumin e mirëkuptimit me Këshillin e Europes dhe Ambasadën Zvicerane qe do te japin mbështetje dhe do te nxisin pjesëmarrjen e qytetareve ne vendimmarrje.?E shoh shumë të dobishme marrëveshjen që po bëjmë sot me qeverinë e Zvicrës dhe KiE për të pasur një platformë konkrete, e cila të kthehet në rregull për Bashkinë e Tiranës dhe mënyrën si konsultohet me qytetarët për vendimmarrje të rëndësishme, referendume, demokraci direkte dhe të gjitha propozimet apo nismat qytetare që vijnë jashtë kontekstit tradicional të bashkive.?Bashkia do të punojë me ekspertët zviceranë dhe ata te Këshillit Europian per te ndërtuar ne Tiranë modele te demokracisë se drejtpërdrejte.