• 9 years ago
Edi Rama jo vetëm qe nuk ndërmend të dëgjojë thirrjen e opozitës për tu dorëhequr por është i bindur se ne 18 qershor do te marr një tjetër mandat për të qeverisur dhe për te vijuar sipas tij me reformat qe i duhen vendit. Nga zyra e tij në selinë përpara se cilës opozita kërkon qeveri teknike si garanci për zgjedhje te lira, kryeministri ne komunikimin e përjavshëm javor në Facebook garantoi se qeveria e tij do të organizojë zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë ne 25 vite.
Rama tha se respekton të drejtën e qytetarëve që nuk e kanë votuar për te protestuar, pasi mund te mos të jene të kënaqur nga reformat që janë bërë, por cilëson të papranueshme që opozita e sotme e cila nuk është ulur në komisionin e reformës zgjedhore të kërkoje alibi për të mos lejuar që reforma në drejtësi të fillojë të zbatohet.
Kryeministri tha se qeveria e tij nuk do të bëjë asnjë hap mbrapa në përmbushje të reformave që do të mundësojnë ndërtimin e një shteti modern dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Category

📺
TV

Recommended