Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Neim Avdulaj ka ndërmjetësuar mes Fation Xhyliut dhe dy personave nga Laçi, të cilët kishin marrë përsipër të sulmonin blindat ku ndodheshin eurot. Ky takim sipas Xhyliut është kryer në një lokal pranë ish-fushës së aviacionit.

Pavarësisht se Xhyliu ia ka shpjeguar në një letër mënyrën se si lëvizin blindat dhe si mbahen lekët dhe me çfarë mund të hapen sa më shpejt kasafortat, njëri prej laçianëve ka dërguar fjalë disa ditë më vonë se smund të merte pjesë në këtë grabitje pasi kërkohej nga policia. ??Xhyliu shprehet se personi me të cilin ka folur, pas disa ditësh nëpërmjet Neim Avdulaj, i ka bërë me dije se nuk do e realizonte do grabitjen, pasi ishte në ndjekje nga policia.

Për këtë arsye, shtetasi Neim Avdulaj është interesuar të gjente persona të tjerë. Sipas Xhyliut, Neim Avdulaj i kishte siguruar se personat që kishte gjetur ishin të aftë për të kryer punën. Kjo bisedë, sipas shtetasit nën hetim është bërë me shtetasin Neim Avdulaj në muajin gusht të vitit 2015. Neim Avdulaj i ka thënë se këtyre personave do t'i jepnin vetëm informacion, kur do të lëviznin paratë me makinat e firmës?, thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Gjatë kohës që ka punuar pranë shoqërisë në fjalë, shtetasi nën hetim shpjegon se kishte lidhje shoqërore me një punonjës tjetër të shoqërisë, shtetasin Ditjon Memlika. Ky i funidt e ka prezantuar me shtetasin Neim Avdulaj, me origjinë nga Ballshi.Këta shtetas e kanë takuar disa herë dhe gjatë këtyre takimeve është hedhur idea për të goditur eksortën që shoqëronte paratë për në Rinas.

Category

📺
TV

Recommended