Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Një nga këshillat që Edi Rama si kryeministër dhe artist ndau me ministrat e kulturës së vendeve të Ballkanit, ishte gjetja e rrugës së investimeve, të cilat kultivojnë një peizazh të bukur urbanistik. Dhe si shembull për miqtë nga rajoni ai solli transformimin urban që po pësojnë qytetet shqiptare.

Dhe sipas kryeministrit kjo sjellje ndaj të bukurës po rrit qasjen e qytetarëve ndaj ligjit dhe detyrime fiskale. Dhe për këtë Edi Rama kishte sërish një shembull, përfituar nga eksperienca si ish Kryetar i Bashkisë Tiranë.

Në funksion të nxitjes së kulturës për zhvillim të qëndrueshëm, Rama i kërkoi Ambasadores së Delegacionit të Komisionit Evropian, Romana Vlahutin, t'i jap një tjetër kurs investime të Bashkimit Evropian, pasi kjo e fundit apeloi për mbrojtje dhe promovim të trashëgimisë kulturore në rajon.

Në mbyllje të konferencës një nga pikat për të cilën ministrat e kulturës së Ballkanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ishte lufta kundër trafikimit të pasurive kulturore në Evropën Juglindore./ TV KLAN

Category

📺
TV

Recommended