Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Shijak shëtitorja e ndërtuar nga e para në gusht të 2015 është dëmtuar tërësisht, ndaj Bashkia ka rinisur rikonstruksionin e saj. Qytetarët thonë se shkak për dëmtimin e pllakave të shëtitores ëahtë cilësia e dobët e punimeve.
Kur ka kaluar vetëm një kohë e shkurtër nga ndërtimi i shëtitores tradicionale të qytetit të vogël të Shijakut, e cila u përurua nga kryeministri Rama, ajo është shkatërruar plotësisht.
Rikonstruksioni i shëtitores përfundoi në datën 27 gusht 2015 dhe kushtoi rreth 1.1 miliard lekë të vjetra.
Por pa kaluar 24 muaj nga përurimi i tij, shëtitorja është dëmtuar dhe rikonstruktuar disa herë.
Qytetarët ngrejnë shqetësimin për cilësinë e punimeve, duke deklaruar se për shkak të papërgjegjshmërisë së autoriteteve po shkojnë dëm paratë e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-kosh-1-1-mld-leke-shkaterrohet-shetitorja-e-shijakut/