Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shpallur vendimin për anëtarët e bandës së tritolit, duke dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin Andon Mëhillaj, ndërsa Julian Sinanaj është dënuar me 30 vite burg.
Sinanaj ka përfituar ulje dënimi për shkak se ka përfituar e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Me 10 vite burg është dënuar shtetasit Genis Mëhillaj, i arrestuar pak ditë më parë nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë, me 8 vite burg është dënuar Ndriçim Gjokona, personi që denoncoi fillimisht bandën që kryente vrasje kundrejt pagesave nëpërmjet shpërthimeve të tritolit që vendosej kryesisht nëpër makina.
Të paktën 15 akuza kanë formuluar prokurorët e çështjes për serial-killerin Sinanaj ku i janë faturuar dy vrasje si dhe një sërë atentatesh me lëndë eksplozive.
Ndihmësi i killerit, Ndriçim Gjokona, akuzohet për 7 vepra penale ndër to vrasja dhe pjesmarrja në grup kriminal.
6 akuza janë formuluar për kushurinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj,të akuzuar si porositës të disa ngjarjeve mafioze në Vlorë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrasjet-me-pagese-burgim-perjete-andon-mehillajt-e-30-vite-julian-sinanajt/