Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
E drejta e të dënuarve për të votuar është bërë objekt debati në Gjykatën Kushtetuese ku Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkoi shfuqizimin e tre neneve të ligjit të dekriminalizimit që i privon të dënuarit të votojnë.

Me qëndrime të kundërta, jursitët e Komitetit të Helsinkit të qeverisë dhe paralamentit janë përballur në Gjykatë duke argumentuar se më shumë se sa numri i të dënuarve që preket nga ky ligj vlen standarti moral që vendoset në procese zgjedhore.

Pëfaqësuesit e këtij Komiteti u shprehen se ky ligj është antikueshtetues pasi të drejtën për të votuar e heq vetëm Gjykata nëse një person dënohet dhe kufizimi i votës s?mund të bëhet nga zyra e gjendjes civile siç parashikon ky ligj.

Ndërsa juristët e parlamentit dhe qeverisë argumentuan se ligji është bërë me miratimin e partnerëve ndërkombëtar dhe kufizime të tilla sipas tyre aplikohen në 10 vende të Bashkimit Europian.

Category

📺
TV

Recommended