Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Çadra e Partisë Demokratike nuk i ka shpëtuar atmosferës festive të pashkëve, teksa të pranishëm ishin përfaqësuesit demokratë të Mirditës, të cilët janë të besimit të krishterë.

Ndërkohë aty ka mbërritur edhe demokrati Lulzim Basha, i cili nuk i ka rezistuar traditës së thyerjes së vezëve.

Teksa mbante në dorë një vezë ngjyre blu që simbol i ngjyrave të Partisë Demokratike Basha vendosi të sfidonte një besimtarë të krishterë Ndue Lugjen nga Mirdita, veza e të cilit ishte e ngjyrosur me kuqe.

Basha doli i fituar nga kjo sfide, siç shihet dhe nga këto pamje që sjell Report Tv, ndërsa kjo solli edhe duartrokitjet e protestuesve, pasi ngjyrat e vezëve u vendosën në kontekstin e situatës politike.

Category

📺
TV

Recommended