Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Deklaratat e forta të Ministrit të Jashtëm, gjerman Sigmar Gabriel, kundër bojkotit të Partisë Demokratike dhe qëndrimi i qartë i gjermanit se PD po bllokon Vettingun, ashtu siç parashikohej nuk janë pritur mirë nga zyrtarët e PD si dhe gazetarët e analistët që mbështesin opozitën ose punojnë në portalet e financuara nga Partia Demokratike, ose njerëz pranë saj.

Disa e etiketojnë si nazist, disa të tjerë si një njeri që s'kupton asgjë dhe s'e ka idenë se ç'ndodh në Shqipëri, ndërsa ngrihen dyshime dhe për besueshmërinë e tij dhe deklaratave zyrtare që dha në Tiranë.

I pari ka qenë kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi, i cili ka fyer përmes një komenti në Facebook, ministrin gjerman, për të cilin shkruan: "Gabët kudo në Europë kanë prodhuar dhe po prodhojnë të paimagjinueshmen.

Category

📺
TV

Recommended