Meterologu Metodi Marku në një prononcim për Report Tv, tha se muaji Prill njihet dhe si muaji i surprizave. Marku tha se bora ka mbuluar zona malore mbi 1 mijë metra mbi nivelin e bregdetit. Por meterologu thekson se, presioni atmosferik i ulët do të largohet ditën e shtunë dhe temperaturat e ngrohta do të mbizotërojnë në ditët në vijim.