Kryetari i Partisë Demokratrike Lulzim Basha thotë se kërkesa e dy partive që qeverisin për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje nuk ka lidhje me opozitën. Sipas tij Rama dhe Meta me këtë lëvizje kërkojnë të zgjidhin problemet e tyre.
Edhe me anë të një letre koalicioni opozitar i kërkoi KQZ s-ë të mos bëhet mashë elektorale dhe të mos e pranojë kërkesën e maxhorancës, pasi shtyrja e afateve është e lidhur me datën e zgjedhjeve dhe se kjo kompetencë i takon kuvendit. Sipas opozitës mos respektimi i afateve të përcaktuara në kodin zgjedhor, çon në humbjen e mundësisë së ushtrimit të së drejtës për tu regjistruar.
Tv Klan