Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Parlamenti zhvilloi raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit pa asnjë kandidat të propozuar.
Si kryeminstri Edi Rama ashtu dhe kryetari i Kuvendit thanë se do presin opozitën që të përfshihet në proces në mënyrë që presidenti i ri të jetë mbi palët.
Në një prononcim për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit Rama tha se Parlamenti i ka numrat për zgjedhjen e Presidentit por janë duke pritur opozitën.
Por Rama garantoi se Shqiperia do të ketë presidentin e ri pavarësisht gjithçkaje.
Ndersa Meta tha : Raundi i dytë për presidentin do jetë nesër. Dialogu javën e ardhshme
Seanca e raundit te pare ? Procedura ishte thjesht formale pasi nuk kishte asnje kandidat. Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi lexoi raportin e komisionit për raundin e parë, kryeparlamentari Ilir Meta tha se seanca e parë konsiderohet e ezauruar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/sot-raundi-i-pare-per-presidentin-nuk-ka-propozim-mungon-opozita/