Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
TIRANË-Dimri ka vendosur të rikthehet me borë e temperatura të ulëta për pak ditë duke ndërhyrë në punët e ?motrës? Pranverë.

Ndërsa dje dëbora zbardhi malet e Librazhdit, Krujës e të Kukësit, nuk kishte si mungonte edhe në Korçë.

Në Voskopojë reshjet e dëborës arrijnë deri në 5 centimetër ndërsa në Dardhë trashësia e saj shkon deri në 15 centimetër.

Borëpastrueset po punojnë për pastrimin e rrugës së Dardhës, ndërsa temperaturat nesër do të zbresin deri në -2 gradë celsius.

Në zonën e Thethit janë angazhuar borëpastrueset pasi prania madhe e borës ka bllokuar disa rrugë.

Reshjet e borës kanë zbardhur dhe fshatra të Bulqizës dhe zona të thella të Shkodrës.
Reshjet e dëborës kanë mbuluar pjesën më të madhe të qarkut Kukës, duke sjellë ulje të temperaturave.

Në fshatrat e njësive administrative Shishtavec, Topojan e Zapod ka patur reshje të lehta dëbore të shkrirë.

Category

📺
TV

Recommended