Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Aktori i njohur Luftar Paja me disa nga aktorët më të njohur të humorit është ngjitur në skenën e Teatrit Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? mbrëmjen e së mërkurës me dramën ?Ferma e kafshëve?.

Luftar Paja edhe pse po afron të tetëdhjetat, mbetet i admiruar nga publiku shqiptar.

Në një konferencë për mediat në prag të premierës, aktori u shpreh se pavarësisht karrierës së tij të gjatë, ngjitja më skenë me aktorët e rinj mbetet një ngjarje e veçantë.

Ferma e Kafshëve e George Orwell është një nga romanet më të njohura të shekullit të kaluar me një subjekt të njohur. Për dramën që do të do të jepet në Teatrin Eksperimetal Kujtim Spahivogli çdo javë duke filluar nga e enjtja në të dielë janë aktivizuar artistë të humorit si Ledio Lako, Marin Orhanasi, Besmir Bitraku, Amos Zaharia, Laura Nezha, Salsano Rrapi e më gjerë. Shfaqja e parë e kësaj premiere është pritur me duartrokitje nga publiku.

Pasi heqin qafe pronarin e tyre njerëzor, kafshët e fermës ?Menër? janë duke shpresuar për një jetë të lirë dhe të bollshme. Është një tragjikomedi, kur pas revolucionit ato bëhen vetë zotër e të barabartë. Por kjo barazi nuk zgjat shumë.

Category

📺
TV

Recommended