Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjithmonë e më shumë nënat e reja po zgjedhin të bëjnë lindje me prerje cezariane para asaj natyrale. Mjekia obsteter-gjinekologe Mimoza Keta sqaron për Ora News se shifrat janë rritur ndjeshëm duke shkuar tashmë në totalin e 33% të lindjeve e për këtë ndikojnë një serë faktorësh.
Mimoza Keta: Anastezia epidurale është një anastezi e cila bën që gruaja të jetë e zgjuar të shohë fëmijën e saj kur të dalë, të ndjejë fëmijën e vet dhe ne ja vëmë në gjoks dhe sigurisht nuk ndjen dhimbjet e operacionit.
Sipas saj lindja me prerje cezariane ka efekte anësore më shumë sesa lindja natyrale dhe mjekët duhet patjetër ti orientojnë nënat e reja drejt lindjes natyrale.
Mimoza Keta: Fëmija kur del nëpërmjet rrugëve të lindjes bën edhe atë shtrydhjen e mushkërive dhe ajo e qara e parë e fëmijëve është më i fortë ky fëmijë nga një fëmijë që ka dalë nga prerja cezariane.
Keta ka edhe një këshillë për nënat e reja.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/keta-33-e-lindjeve-po-kryhen-me-prerje-cezariane/