Personat me aftësi të kufizuar fizike janë mbledhur sot para Parlamentit dhe kanë protestuar për rritjen e të ardhurave të tyre, të cilat sipas tyre duhet të plotësojnë kushtet për jetesë dhe jo për mbijetesë.
Të ardhur nga e gjithë Shqipëria ata kërkuan që të kenë një rritje me 10% të pagesës së paaftësisë si dhe kjo pagesë të jetë e pavarur nga të ardhurat e tjera.