Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

10 ditë pas ardhjes në jetë, Siela e vogël është në beteje më jetën pasi është diagnostikuar më sëmundjen e fibrozës cistike, e cila në rast moskurimi mund të jetë fatale për të. Familja e vajzës i drejtohet Ora News me apelin e vetëm që foshnja të kurohet jashtë vendit për shkak se trajtimi i saj në Shqipëri është i pamundur.
Siel ka vetëm 10 ditë që ka ardhur në jetë, e megjithatë fati e ka përplasur që në ditët e para me sëmundjen e fibrozës cistike, një sëmundje gjenetikisht e transmetueshme që prek të gjitha organet e brendshme.
Babai i vogëlushes Siel, Elson Jaçaj, thotë se sëmundja është konstatuar 2 ditë pas lindjes.
Elson Jaçaj: Ditën e dytë mjekët diagnostikojnë që fëmija kishte problem me jashtëqitjen edhe e dërguan në QSUT në pediatri për një konsultë për një dyshim për përderdhje zore. Aty konstatuan se fëmija ishte me fibrozë cistike. Një sëmundje gjenetikisht e transmetueshme.
Sipas tij, në Shqipëri kjo sëmundje nuk mund të kurohet, ndërsa për ta dërguar jashtë kostot janë mbi 20 mijë euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shpetoni-siel-vogelushja-10-diteshe-me-semundjen-e-fibrozes-cistike/

Category

📺
TV

Recommended