?Prurje 2&3D? të Fatmir Mizirit janë marrëdhëniet që artisti ndërton me një ngjarje, proces apo fenomen.
Përvojën e tij jetësore e shndërron në një vepër arti, i vesh asaj jo vetëm kujtesën personale, por edhe atë kolektive. Dhe shembulli më konkret vjen përmes veprës ?Nonsens Epitaf? ku mishërohen ngacmimet e artistit pasi ?Epitafi i Gllavenicës? u grabit në 1995 dhe u rigjet një vit më pas.
Secila nga veprat është një ngacmim, një çast reflektimi për të kaluarën dhe se si ajo prezantohet te e sotmja.
Vepra nuk përkon me titullin apo anasjelltas është ironia me të cilin Fatmirit i përgjigjet ngjarjeve, proceseve apo fenomeneve të kohës në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura deri në 2 Maj, në kurimin e Ardian Isufit.
Tv Klan