Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Deklaratat publike të kryeprokurorit Adriatik Llalla, sipas të cilit droga e konfiskuar asgjësohej në mungesë të prokurorëve, nuk është pritur mirë nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili në një letër të hapur i kujton Llallës se ?shkeljet e pretenduara?kalojnë cakun e përgjegjësisë administrative.?

Kryeprokurori Adriatik Llalla, në një prononcim publik të tri ditëve më parë tha se ?Edhe mënyra e administrimit të provave materiale mbetet shqetësim. Ka mospërfshirje të prokurorëve në mënyrën se si sekuestrohen e asgjësohen lëndët narkotike. Droga e sekuestruar nuk po asgjësohet sipas ligjit.?

Por, ministri Xhafaj tha se një shqetësim i tillë nuk i është thënë atij në takimin e përbashkët dhe nuk përmendet as në raportin e paraqitur nga kryeprokurori në parlament.

Category

📺
TV

Recommended