Jeta e Ermelës, e cila vuan nga sëmundja e talasemisë, prej 20 vitesh varet nga gjaku që do t?i dhurojnë të tjerët. Brenda 1 viti, për jetën e një pacienti me talasemi nevojiten 50 dhurime gjaku, sasi kjo ende e pamjaftueshme në vendin tonë. Ermela Zenelaj, sot 22 vjeçe tregon se sa e vështirë është të jetosh me talaseminë, me frikën nëse do gjesh apo jo gjak në marjen e radhës.
?Është shumë e vështirë, është mungesë besimi te të tjerët, është lodhje se normalisht të shkosh çdo dy javë të bësh transfuzionin, të pish ilaçet që herë ka herë s?ka. Është dhimbje shpirtërore, të shposhesh një herë në dy javë, të bësh gjilpërat nuk është e lehtë. Unë kam 20 vjet që shpohem vetëm këtu në krah dhe më është bërë gropë, edhe hekur të ishte do ishte këputur tani?, pohon Ermela.
http://www.channel-one.al/historia-e-ermeles-20-vitet-me-talasemi/