Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Gazetarja e Report Tv Elona Gjylmi ka ndjekur hap pas hapi aktivitetin më të rëndësishëm të vitit për Partinë Socialiste.

Pas prezantimit të kandidatëve dhe programit, socialistet jashtë ambienteve të pallatit të sportit në Durrës shprehen me lirshem dhe me batuta.

Kandidatë të ndryshëm për deputet kanë dhënë objektivat e tyre për zgjedhjet e 18 qershorit, nga ku ata shprehin bindjen se do të dalin me një mandat të dytë 4 vjeçar, ndërsa nuk kanë munguar batutat nga Majko, Braçe dhe Fino.

Majko u shpreh se priste që nga negociatat të kishte një marrëveshje, pasi PD i është ofruar shumë, por as ata nuk e dinë se cfarë duan.

"Na ka mbetur pushteti në dorë, shaka (qesh). Kavaja? Nuk është problemi se trembem se kam parë edhe më keq, po bëhet një terapi kolektive që po nxit një marrëdhënie konfliktuale.

Shpresoja shumë te negociatat, një qeveri që të ofron një zv/ kryeministër dhe ofertë koalicioni, por jemi përballë njerëzve që nuk e dinë se cfarë duan.

Nëse do të shmangim 18 qershorin, sistemi juridik në Shqipëri do të vihen në pikëpyetje" tha ish-kryeministri.

Category

📺
TV

Recommended