Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria Mustafa nesër ka testin e mbijetesës në Kuvend. Për kreun e grupit parlamentar të Vetëvendosjes rrëzimi i qeverisë do të ishte një lajm i mirë.
Në një lidhje me skype për Ora News, Grauk Konjufca thotë se koalicioni qeverisës PDK-LDK ka ezauruar të gjitha mundësitë dhe nuk mund të ofrojë asgjë as për forcimin e shtetit të Kosovës dhe as për mirëqënien e qytetarëve të saj.
Konjufca thotë se ka edhe një presion të PDK ndaj aleatit të saj, pasi janë frenuar disa reforma madhore të iniciuara prej saj.
Deputeti i VV vlerëson se zgjedhjet e parakohshme do të ishin një mundësi reale për qytetarët për t?i hapur rrugë ndryshimit të vërtetë në Kosovë.
Intervista e plotë për Ora News
Asociacioni dhe Demarkacioni dështime të qeverisë- Gjithmonë kemi kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie, meqenëse konsiderojmë se kemi të bëjmë me një qeveri të papërgjegjshme që me shumë vendime të saj ka dëmtuar shtetin e Kosovës dhe interesin e qytetarëve tonë. Prej kur është në qeverisje, dhjetor 2014 kur ka marrë mandatin i ka pasur kryesisht në prioritet dy projekte që janë shumë të dëmshme për shtetësinë e Kosovës. I pari projekt që u nënshkrua në gusht të vitit 2015 ishte marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe branda Kosovës, si një lloj intetiteti që drejtëpërdrejtë kontrollohet nga Beogradi dhe që do minonte dhe sovranitetin e Kosovës dhe do pamundësonte funksionimin unitar të shtetit tonë, që është një aspiratë e kamotshme dhe për të cilën populli i Kosovës ka sakrifikuar shumë. E dyta, është Demarkacioni, vendosja e vijës kufitare me Kosovës dhe Malit të Zi. Shumë njerëz që janë njohës profesionistë të kësaj çështje kanë sjellë argumente të bollshme dhe mjaft të mbështetura që Komisioni Shtetëror që ka qenë kompetent dhe përgjegjës për përcaktimin e kësaj vije kufitare ka bërë gabime të shumta dhe lëshime të shumta që Kosovës mund ti kushtojnë me mbi 8 hektarë të humbura të territorit të vet. Këto kanë qenë dy pikat më të forta të kundërshtimit opozitar brenda Kuvendit por dhe me protesta në këto dy vitet e fundit. Për këto arsye vazhdimisht kemi kërkuar dhe dorëheqjen e Qeverisë. Por tani Nisma për Kosovën ka iniciuar një mocion mosbesimi duke arritur të sigurojë 42 nënshkrime nga 40 që duhen.Nuk është nënshkruar vetëm nga deputetët e opozitës por janë dhe 12 deputetë të tjerë qoftë të papavarur por dhe nga koalicioni qeverisës që kanë vendosur firmën e tyre dhe për këtë organizohet nesër një seancë ku qeveria do të jetë përballë mocionit të mosbesimit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/rrezimi-i-qeverise-mustafa-konjufca-lajm-i-mire-zgjedhjet-do-sjellin-ndryshimin/