TIRANE- Historia zbulohet duke gërmuar dhe kështu ndodhi në Korçë. Një vendbanim i hershëm i Ilirisë zbulohet jo nga arkeologët, por nga punimet që po bëhen për ndërtimin e gazsjellësit të TAP.
Gjatë punimeve për pastrimin dhe sistemimin e korridorit të kalimit përgjatë gjurmës së Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP, në afërsi të fshatit Turan, në Korçë, u zbuluan rrënojat e një vendbanimi të hershëm.
Sipas vlerësimeve paraprake nga ekspertët e trashëgimisë kulturore në TAP, mendohet se bëhet fjalë për një vendbanim i cili daton që nga periudha e hershme e epokës së hekurit (shek. X ? IX para erës sonë) e deri në periudhën e vonë romake (shek. IV ? V të erës sonë), duke vlerësuar materialet prej qeramike të gjetura. Gjatë mesjetës (shek. XII ? XV), kjo hapësirë duket që është përdorur si varrezë, duke ju mbivënë funksioneve që ka pasur në periudhat e mëparshme.