Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Në ditën e 82 të protestës, Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike do të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor, listat e kandidatëve për deputetë të depozituara nga partitë në KQZ, pasi sipas tij janë të paligjshme, pasi u pranuan pasi kishte skaduar afati ligjor.

?Kolegji Zgjedhor do ballafaqohet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 Qershorin dhe listat e paligjshme.

Nëse Kolegji përmes presioneve dhe zhageve vendos ti thotë shqiptarëve se rrëzon këtë kërkesë, Kolegji do të merret përpara nga bashkimi i Republikës së Re.

Do ti japim një shans republikës së vjetër ta përfundojë misionin e saj përmes negociatave" tha Basha

Bsaha: Qeveri teknike me konsensus ose mosbindje civile
Nga çadra para Kryeministrisë lëshoi edhe një herë ultimatumin për krijimin e një qeveri teknike sa më parë përmes konsensusit ose në të kundërt do të ketë mosbindje civile.

"Pas dy takimeve shterpë nuk kam asnjë dyshim se Rama nuk do t'i bindet zërit të aryes, por vetëm imponimit të shqiptarëve për të mbyllur kapitullin e drogës e krimit.

Category

📺
TV

Recommended