Mësuesi i shkollës 9-vjeçare Mustafa Lleshi në Kashar, Hasan Martani është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënëse të klasës së shtatë.
Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët kanë denoncuar në Polici mësuesin e matematikës, pasi dyshohet se i ka bërë presion vajzës dhe e ka prekur në vend intime.
Mësuesi:Nuk është e vërtetë
Në dëshminë e tij në Polici Hasan Martani ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa në dëshminë e saj vajza e mitur ka treguar mënyrën se si abuzone Hasan martini. ?Më prekte në vend intime kur ishim në klasë ose në koridoret e shkollës?, është shprehur e mitura në Polici, ku ishte e pranishme edhe një psikologe.
Report Tv ishte në shkollën 9-vjeçare Mustafa Lleshi ku ngjarja duket se ka tronditur nxënësit dhe mësuesit.