Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Durrës ka nisur proçesi gjyqësor ndaj ish- zv.kryeministrit të qeverisë Meksi, Bashkim Kopliku. Ka qenë Presidenti në largim Bujar Nishani që ka denoncuar Koplikun për një shkrim të këtij të fundit, ku kërkon hapjen e dosjeve të familjes komuniste të Kreut të Shtetit.
Në Gjykaten e Durrësit u mbajt seanca e parë gjyqësore për shpifje ndaj ish zv/kryeministrit Bashkim Kopliku, i paditur nga presidenti i republikës Bujar Nishani.
Shkak është bërë një shkrim që Kopliku botoi pak muaj më parë në një gazetë lokale të Durrësit, ku përkufizonte kreun e shtetit Bujar Nishani si pasardhës i një familje komuniste, e cila para viteve ?90, kontribuonte në zbatimin e luftës së klasave ndaj i kërkonte që të rihapte dosjen e familjes së tij.
Kjo deklaratë e ish-zv.kryeministrit të qeverisë së Aleksandër Meksit u konsiderua shpifje për figurën e Presidentit dhe ka qenë vetë Nishani, që e ka paditur në gjykatë Bashkim Koplikun.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/padia-e-presidentit-bashkim-kopliku-shkrimi-im-i-vertete/