Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Zhvillimit Ekonomik vendos fillimin e procedruave hetimore për importin e qumështit UHT. Vendimi i përket Komisionit të Vlerësimit të Masava për Importet pas shqetësimit të shprehur nga sektori i përpunimit të qumështit në vend për dëmet ndaj tyre. Shqipëria prodhon 1.1 mln ton qumësht në vit dhe nga këto vetëm 11.1 ton konvertohet në UHT.
Nisin procedurat hetimore për importin e qumështit UHT. Vendimi është marrë nga Komisioni i Vlerësimit të Masave për Importet, i cili drejtohet nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi.
Ky autoritet i Ministrisë së Ekonomisë, në mbledhjen e 11 majit mori këtë vendim me qëllim mbrojtjen e prodhuesve vendas në këtë sektor.
Kërkesa për një diskutim të tillë erdhi nga sektorit i industrisë së përpunimit të qumështit në vend, ku pas analizës u vërejt një dëm i konsideruëshëm i industrisë vendase nga importi i qumështit UHT.
Sipas këtyre diskutimeve konstatohet se vëllimi i importeve ka pësuar një rritje të konsiderueshme prej 34% në periudhën 2011-2016.
Çmimi i importeve ka ardhur duke u ulur nga viti në vit. Ndikimi i importeve tek prodhuesit vendas po ashtu.
Në Shqipëri konstatohet se prodhohet rreth 1.1 mln ton qumësht në vit nga e cila vetëm 11.1 ton konvertohet në qumësht UHT.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministria-hetim-qumeshtit-uht-po-demton-industrine-vendase/