Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Nga negativi tek pozitivi, nga procesi i fotografimit tek memoria që mbart secila fotografi që i ka mbijetuar kohërave?.
Këtë mision mori mbi supe të zbulojë ekspozita ?Marubi Celebrates the Originals?, kuruar nga Rudolf Schäfer, që solli në muzeun kombëtar të fotografisë, stampa origjinale të Studios Marubi, vlera të papërsëritshme që na ndihmojnë të përballemi me amnezinë që mungesa e tyre ka prodhuar gjatë periudhave të ndryshme.
Luçjan Bedeni, drejtor i muzeut ?Marubi?: Ky vit i parë i punës ka qenë për ne një hulumtim i përditshëm për t?u njohur më mirë me pasurinë e fondit arkivor.
Sipas kuratorit, të flasësh për origjinalin në kontekstin e fotografisë ngjall gjithmonë shumë diskutime, ndërkohë që stampat origjinale të fotografëve të famshëm janë gjithmonë punime dore.
Rudolf Schäfer, murator: Gjatë përgatitjes se ekspozitës me ka shqetësuar kryesisht nje fakt: nga Marubi kemi trashëguar në ditët tona qindra mijëra negativë. Ata sot ruhen, hulumtohen me profesionalizëm, ndonëse një pjesë e tyre janë negativë prej xhami shumë të brishta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/ekspozita-e-marubit-prezantohen-stampa-origjinale/

Category

📺
TV

Recommended