Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Njëmijë tituj të rinj i shtohen bibliotekës së lëvizshme në Lezhë.

Ndërkohë që projekti i për bibliotekën e lëvizshme është parashikuar që të shkojë në të gjitha shkollat e zonave rurale.

Për këtë bibliotekë është vënë në dispozicion edhe një automjet i cili do të transportojë librat në zonat e caktuar sipas grafikut të bërë nga biblioteka e qytetit të Lezhës.

Këto investime u bënë të mundur falë fondit prej 10 mijë dollarësh të përfituar në një konkurs kombëtar, ku praktika e prezantuar nga Bashkia Lezhë për bibliotekën e lëvizshme u vlerësua me çmimin e parë. Drejtoresha e Bibliotekës, Suela Bala thotë se këto libra do të jenë në dispozicion të nxënësve të 28 shkollave në zonat rurale të Lezhës në të cilat udhëton çdo muaj biblioteka e lëvizshme.

Category

📺
TV

Recommended