stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; ?Stop? i rikthehet problemit të plagjiaturës së pedagoges së Universitetit të Sporteve, Mimoza Tare.Rektori Agron Cuka kërkon, që gazetarja t?i dorëzojë të gjitha dokumentet, që ai dhe zyrtarët të kenë mundësi t?i verifikojnë.Pas kryerjes së kësaj procedure, emisionit ?Stop? i vjen dhe përgjigja zyrtare, e denjë për filmat fanta-shkencë: pranë departamentit nuk ekziston një kopje e tezës në fjalë, komisioni nuk dha dot vlerësim të qartë për elementet e plagjiaturës dhe e ka të vështirë të dalë me një konkluzion. Ndërsa vetë zonja Tare kishte thënë, se materiali i servirur nga emisioni, nuk kishte të bënte me të...?!