Dy ditë pas fjalimit Edona Staka, një prej anëtarëve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shkodrës e cila tërhoqi vëmendjen me fjalimin e saj në protestën e opozitës me 13 maj në Tiranë shprehet se nuk e ka pritur reagimin dhe se është nisur për të bërë një fjalim modest.
Staka shpjegon edhe një shprehje të saj ?mi kanë marrë tana? e cila nga një pjesë nuk është kuptuar dhe është komentuar edhe në sensin negativ. Anëtarja e FRPD sqaron se çfarë ka dashur të thotë me frazën ?mi kanë marrë tana?. Në fund Edona, si pjesë e rinisë shkodrane ka një mesazh për të rinjtë e Shqipërisë por edhe një apel për kryeministrin Rama. Edona Staka përfundon duke thënë se do vijojë që të këmbëngulë në idetë e saj dhe në bindjet se partia demokratike është forca politike e cila mund t?i sjellë një të ardhme më të mirë vendit.