Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaron se palët janë në prag të marrëveshjes politike, që do t'i jepte fund ngërçit politik.
Komentet e tij, Duka i ka bërë gjatë Asamblesë Kombëtare të PAA, ku i ka njohur anëtarët e saj me situatën politike dhe qëndrimin e kësaj force politike, lidhur me situatën që po kalon vendi.
Duka u shpreh se tashmë ka nisur puna për arritjen e pikave të përbashkëta në mënyrë që vendi të dalë nga kriza, ndërsa theksoi se votimi elektronik, i kërkuar me insistim nga Lulzim Basha, ka humbur sensin për këto zgjedhje parlamentare.