Për 5 ditë, edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Tunxhit do të hapë dyert për artëdashësit shqiptar. Në të do të marrin pjesë artistë nga Kosova, Italia, Spanja, Kroacia, Meksika dhe SHBA.
Ashtu si në edicionin e parë, edhe këtë vit do të shfaqet ekspozita Retro ? Bras, një historik i frymoreve shqiptare, që datojnë prej vitit 1878, e sjellë përmes fotografive.
Për drejtuesit e festivalit, ky edicion vjen më i pasuruar se një vit më parë.
Një Ansambël i përbërë me artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të vijë për publikun me tinguj të muzikës së filmave shqiptarë dhe të huaj si ?Mësonjëtorja?, ?Liri a Vdekje?, ?Padrino? etj.
Tv Klan