Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
TIRANE-Tre oficerë policie dhe njëkohësisht pjesë e rrjetit kombëtar të Policisë LGBT në Mbretërinë e Bashkuar, kanë ardhur në Tiranë për të ndarë eksperiencën e tyre me kolegë të policisë dhe përfaqësues të institucioneve publike.

Kjo vizitë disa ditore nisi me konferencën ?Zhvillimi i Marrëdhënieve ndërmjet Forcave të Policisë, Organizatave dhe Komunitetit LGBT në Shqipëri? të mbajtur sot në Tiranë, dhe nesër oficerët britanikë do të zhvillojnë një takim në Akademinë e Rendit. Ky projekt u mbështet nga Pro LGBT dhe Alenca LGBT në Shqipëri.

Louis Provart, Tatjana Arsova dhe Peter Rigby janë oficerë policie dhe njëkohësiht pjesë e rrjetit kombëtar të Policisë LGBT në Mbretërinë e Bashkuar. Përmes programit të Stonewall që mbështet të drejtat e këtij komuniteti në Britani, ata kanë ardhur në Shqipëri për të ndarë eksperiencën e tyre me kolegë të policisë dhe përfaqësues të institucioneve publike. Për Report Tv ata kanë treguar disa nga përvojat jetësore dhe profesionale si pjesëtarë të këtij komuniteti.

Category

📺
TV

Recommended