Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se paketa McAllister dhe ajo e integruar amerikane është tërësisht dhe e pranueshme për të gjithë.
Ai shton se paketa McAllister ka si datë për zhvillimin e zgjedhjeve 16 korrik dhe se kjo datë nuk cenon krijimin e Parlamentit të ri.
Vasili: Patëm mundësi të zhvillomin një dialog më të gjerë. Ishte një nismë e dobishme, pasi u njohëm në mënyrë të detajuar për produktin e negociatave mes PS-së dhe PD-së. Ne vazhdojmë të jemi të bindur dhe të palëkundur se paketa McAllister duhet zbatuar. Ishte një paketë që duhej pranuar që në momentin që u bë publike.
Asnjëherë nuk është vonë. Krijon besim për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Problemi kryesor është vlerësimi i momentin pasi çdo minutë kohe e humbur është një minutë në dëm të vendit.
Paketa McAllister ka një datë zgjedhjesh që është data 16 korrik. Është një datë normale dhe jo e jashtëzakonshme. Është një limit i arsyeshëm në kohë në raport me detyrimet për ngritjen e Parlamentit të ri. Paketa McAllister për mua dha një zgjidhej që ishte e arsyeshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-zgjedhjet-me-16-korrik-nje-date-normale-dhe-jo-e-jashtezakonshme/

Category

📺
TV

Recommended