TIRANE-Tre oficerë policie dhe njëkohësisht pjesë e rrjetit kombëtar të Policisë LGBT në Mbretërinë e Bashkuar, kanë ardhur në Tiranë për të ndarë eksperiencën e tyre me kolegë të policisë dhe përfaqësues të institucioneve publike.
Kjo vizitë disa ditore nisi me konferencën ?Zhvillimi i Marrëdhënieve ndërmjet Forcave të Policisë, Organizatave dhe Komunitetit LGBT në Shqipëri? të mbajtur sot në Tiranë, dhe nesër oficerët britanikë do të zhvillojnë një takim në Akademinë e Rendit.
Ky projekt u mbështet nga Pro LGBT dhe Alenca LGBT në Shqipëri.Kristi Pinderi deklaroi se vlerësojmë praninë e policëve, ndërsa tha se historitë e tyre janë inkurajuese.
( b.h/Shqiptarja.com )