Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Më në fund pas 90 ditësh krizë politike dhe pas tre orësh takim kokë më kokë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha kanë arritur marrëveshjen e shumë pritur.

Lulzim Basha pas përfundimit të takimit deklaroi se është arritur marrëveshja, e cila bazohet te paketa e SHBA dhe BE.

"Kemi një marrëveshje të bazuar tek paketa McAllister +. Marrëveshja do të detajohet në 24 orë e ardhshme, e pastaj do kemi një deklaratë të plotë për detajet".

Ndërkohë që Edi Rama deklaroi "Jam dakord 100% me kryetarin e PD".

Ndërsa pak metra më tej, nga çadra e lirisë, Lulzim Basha deklaroi se nesër do të nisim përgatitjet për t'u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira.

Category

📺
TV

Recommended