?Kemi një marrëveshje bazuar në paketën McAllister Plus. Marrëveshja do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas kësaj do të kemi një komunikim publik. ?
"Sa më përket mua më lejoni që të jem një qind përqind dakord me kreun e opozitës".
Me këto fjalë, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe Kryeministri Edi Rama, pas një takimi kokë më kokë që zgjati më shumë se 3 orë, njoftuan arritjen e një marrëveshjeje, duke i dhënë fund krizës politike, që vijonte prej muajsh.