Më në fund pas 90 ditësh krizë politike dhe pas tre orësh takim kokë më kokë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur nga të gjithë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Pas përfundimit të takimit, Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë dalë së bashku nga Kryesia e Kuvendit, ndërkohë që kryetari i PD ka dhënë lajmin e madh, që marrëveshja është arritur.
Basha deklaroi se marrëveshja e arritur, bazohet te paketa e "McAllister+" ndërkohë që nesër do të detajohet.
"Kemi një marrëveshje të bazuar në paketën ?McAllister+? që është propozuar ga SHBA. Ajo do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik" tha Basha.